Ledri Vula dhe Lumi B bashkohen për një tjetër projekt muzikor, “Uma love” publikohet të shtunën

0
150

Kur jemi në mes të sezonit të verës, artistët shqiptarë po vazhdojnë të lansojnë projekte të njëpasnjëshme.

E, njëjtë po veprojë edhe dy prej reperëve më të suksesshëm shqiptare, Ledri Vula dhe Lumi B janë bashkuar sërish për një tjetër duet.

Prej ditësh reperët kanë nisur paralajmërimet për këngën përmes rrjeteve sociale, ndërkaq sot (e mërkure) kanë zbuluar detaje rreth saj.

Foto: Ledri Vula/Instagram

Ishte Ledri ai që ka postuar një imazh që me sa duket është shkëputur nga xhirimet e klipit, teksa edhe ka njoftuar për datën e lansimit.

“Uma love, 30.07”, ka shkruar Ledri në mbishkrimin e fotos ku shihet bashkë me Lumin dhe bashkëpunëtorët e tyre, Nuki dhe Lis Berishaj

Foto: Lumi B/Instagram

Ndërkaq, Ledri vetëm pak ditë më parë ka publikuar një tjetër bashkëpunim me këngëtarin, Yll Limani, teksa Lumi pritet që gjatë kësaj javë të lansoi edhe një tjetër duet me reperen Tayna.

Krahas punës për projekte të reja, të dy mbesin të angazhuar edhe me koncerte të shumta. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here