Levica proruse votoi kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

0
86

Shkup, 28 Korrik – Deputetët e së “Majtës” votuan kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Deputetët e së Majtës, Dimitar Apasiev dhe Borislav Krmov ishin të vetmit që dje janë deklaruar “kundër”.

Maqedonia ratifikoi protokollet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Në Kuvendin e Maqedonisë sot u mbajt votimi, ku 103 deputetë të pushtetit dhe opozitës votuan “PËR”, ndërsa dy deputetë nga subjekti politik “E Majta” ishin kundër.

Në votim ishin të pranishëm kreu i shtetit dhe trupi diplomatik në Maqedoni.

Sipas listës zyrtare nga votimi, në sallën e kuvendit kanë qenë të pranishëm 105 deputetë, nga të cilët 103 kanë votuar “pro” dhe dy “kundër”. Në momentin e votimit në sallë nuk ishin të pranishëm 15 deputetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here