Kuvendi do të mbajë dy seanca plenare

0
144

Shkup, 29 korrik – Në Kuvend për sot janë caktuar vazhdime të dy mbledhjeve plenare – mbledhjes 71 dhe 82.

Në rend dite të mbledhjes së 71-të janë raportet vjetore  të Avokatit të Popullit, si dhe raportet vjetore për punën e Këshillit Gjyqësor, Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizimet Publike për vitin 2021.

Gjithashtu, do të debatohet edhe për Propozim ligjin për ndryshime të Ligjit për marrëdhënie pune, si dhe për Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtër.

Në këtë mbledhje, siç është bërë e ditur në ueb-faqen e Kuvendit, do të shqyrtohet edhe informacioni për regjistrimin e popullatës, amvisërive dhe banesave në Maqedoninë e Veriut nga viti 2021.

Në rend dite është edhe Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, me procedurë të shkurtër.

Deputetët do të debatojnë edhe për Propozimin e ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për infrastrukturë nacionale në të dhënat hapësinore të shtetit, si dhe Propozimi për kandidat për nënkryetar të Kuvendit, të parashtruar nga disa deputetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here