Pas rinovimit, sot hapet Qendra Kirurgjike Urgjente në Shkup

0
87

Zëvendësja e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska dhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot do të marrin pjesë në hapjen e Qendrës Kirurgjike Urgjente e rinovuar në kuadër të IPSH “KU TOARKIQE” në Shkup.

Në këtë ngjarje Gërkovska dhe Sali bashkë me drejtorin e klinikës Aleksandar Trajanovski do të mbikëqyrin Qendrën Kirurgjike Urgjente të rinovuar, pas çka do të japin deklarata për mediat.

Siç qëndron në kumtesën e Klinikës, bëhet fjalë për rikonstruim të plotë të 400 metra katrorë të Qendrës Kirurgjike Urgjente edhe atë dhoma e pranimit, dhoma e rianimacionit, dhoma për triazhë, salla e operacioneve, dhoma aseptike, hapësirat ndihmëse dhe nyjet sanitare për çka janë ndarë tetë milionë denarë mjete të buxhetit dhe mjete nga donacionet.

Prej atje bëjnë të ditur se paratë janë shfrytëzuar si për rinovim komplet, ashtu edhe për furnizim të inventarit dhe pajisjes mjekësore.

Paraprakisht ishte bërë rikonstruim i Klinikës së Ortopedisë, shtohet në kumtesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here