Shkup, arrestohet i riu që shëtitej nëpër qendër tregtare me armë të mbushur me plumba

0
69

Sot (29.07.2022) në ora 10:30 minuta në qendër tregtare në rajonin e Qendrës, nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese e kanë privuar nga liria M.E. (26), përcjell TV21.

Tek ai janë gjetur pistoletë e llojit të panjohur 6,25mm dhe karikator me 4 plumba. M.E. nuk ka poseduar leje për armë zjarri, me çka dyshohet se ka kryer veprën penale e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 395 të Kodit Penal.

Personi është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të prashtrohet kallëzim përkatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here