Belotti pajtohet me kontratën e Romës, pengesë vetëm Shomurodov

0
61

Andrea Belotti ka arritur marrëveshje trevjeçare me Romën që pritet të nënshkruhet porsa Eldor Shomurodov ta kompletojë transferimin te Bologna.

Ish-sulmuesi i Torinos është lojtar i lirë prej se i skadoi kontrata më 30 qershor dhe është lidhur me klube të shumta gjatë kësaj vere.

Giallorossët ishin më të interesuar për italianin dhe Sky Sport Italia e  Sportitalia raportojnë se tashmë është arritur marrëveshja mes palëve.

(Foto: Instagram/gallobelotti)

Belotti do të përfitojë rreth 2.8 milionë euro në sezon plus bonuset dhe shtesat, ashtu që paga e tij mund të arrijë deri në 3.5 milionë euro.

28-vjeçari mund t’i bashkohet Romës vetëm pasi Shomurodov të lirohet. Ai pritet t’i bashkohet Bolognas si huazim me opsion blerjeje. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here