Formacioni ideal i Evropës kundrejt formacionit ideale të Amerikës – cila skuadër është më e mirë?

0
94

Trajnerë lodhen shumë për të gjetur formacionin më të mirë në një klub kur kanë 22 lojtarë, por imagjinoni sa e vështirë do të ishte po të duhej të zgjidhte formacionin më të mirë nëse do të kishte mijëra mundësi.

Atë problem do ta kishin përzgjedhësit e Evropës dhe Amerikës, edhe pse do të ishte problem i ‘bekuar’.

Ata do të kishin në dispozicion futbollistët më të mirë në botë për të mbledhur një ekip. A guxoni të jeni përzgjedhës për një ditë?

Në programin ‘A Diario’ të Radio MARCA, gazetarët kanë publikuar dy formacionet më të mira sipas tyre.

Formacioni i Evropës

Evropa do të luante me 4-2-3-1 për të akomoduar lojtarët më të mirë.

Courtois do të ishte në portë, Arnold dhe 16 asistimet e tij këtë sezon në anën e djathtë. Krahu i majtë për Theo Hernandez, vendimtar te Milanit, ndërsa dyshja qendrore do të përbehej nga Van Dijk dhe Ruben Dias.

Rodri dhe Modric do të ishin mesfushor fundor. Mesfusha sulmuese do të përbehej nga De Bruyne, Bernardo Silva pas sulmuesit, Mbappe në krahun e majtë. Këta tre lojtarë do të shoqëronin Karim Benzeman si pykë.

Në këtë formacion fiktiv do të përfaqësoheshin katër nga pesë ligat kryesore evropiane dhe mosha mesatare e ekipit do të ishte 28 vjeç. Për të kuptuar vlerën e ekipit, sipas ‘Transfermarkt’ ka një vlerë totale prej 770 milionë euro.

Amerika nuk është shumë prapa

Nëse 11-shja evropiane ka disa nga lojtarët më të mirë në botë, as ajo amerikane nuk është larg. Alisson në portë, Nahuel Molina do të vepronte si mbrojtës i djathtë, Alphonso Davies në të majtë dhe Militao dhe Marquinhos në qendër.

Në qendër të fushës do të performonin Fabinho, Casemiro dhe Valverde, ndërsa Vinicius dhe Messi do të luanin në krahë, me Darvin Nunez që do të luante në sulm.

Katër nga pesë ligat kryesore evropiane përfaqësohen gjithashtu në ekipin amerikan dhe mosha mesatare e tyre është 26 vjeç. Vlera totale do të ishte 620 milionë euro.

Cili ekip do të fitonte?

Nëse këto dy skuadra do të takoheshin në një ndeshje, spektakli do të ishte i garantuar, por kush do të dilte fitues?

11-shaja evropiane ka më shumë lojtarë teknikë që pëlqejnë të jenë protagonistë me topin, ndërsa futbollistët amerikanë janë më vertikalë dhe më vdekjeprurës në fushë të hapur. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here