Dukagjin Lipa: Gërmia s’ka qenë dëshira jonë për ta mbajtur festivalin këtë vit, nuk është vendi adekuat

0
107

Sot (e enjte) nis festivali “Sunny Hill” në Prishtinë – edicioni i tretë.

Disa orë para se të nisë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka mbajtur një konferencë për media në Prishtinë bashkë me të atin e saj, Dukagjin Lipa.

Ky i fundit teksa ka përmendur detajet e organizimit të edicionit të sivjetmë, ndër të tjerash vuri në dukje se Parku i Gërmisë, nuk ka qenë një destinacion i duhur për realizmin e tij.

“Gërmia s’ka qenë dëshira jonë me mbajt festivalin këtë vit, është vështirë të organizosh një festival me përmasa të tilla në këtë vend, urojmë që do ta organizojmë viteve tjera në vendin adekuat”, ka thënë ndër të tjerash Dukagjin Lipa.

Përparim Rama, Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa në konferencën për media në Prishtinë, gusht 2022 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Dua në anën tjetër nuk hezitoi që t’i ndante emocionet e saj me gazetarët, duke u shprehur se mezi po e pret performancën e saj në natën e parë të festivalit.

“Unë nuk di diçka speciale me thënë veç desha të ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë që po na jepni çdo ditë… ndihem shumë krenare që jam këtu që mundem më bë performacën, e kam pasur mendjen tërë ditën veç tek performanca, duke shpresuar që ju pëlqen e me u kënaq sonte. Shumë po ndihem mirë që jam në shtëpi, e vendin tim”, tha Dua në konferencën për media.

Festivali “Sunny Hill” ka mbledhur edhe këtë vit emra të njohur, ku përveç Dua Lipës, do të performojnë artisti latin me famë botërore, J Balvon, DJ i famshëm Diplo si dhe fituesi i “Sanremos”, këngëtari italian Mahmood. /Telegrafi/

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here