Maqedonia e Veriut dëshiron t’i bashkohet programit të ri të BE-së – Europa digjitale

0
78

Qeveria në seancën e djeshme ka shqyrtuar dhe miratuar Informatat për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në programin Evropa Digjitale (DIGITAL), përgatitur nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë.

“Programi DIGITAL është program i ri i Bashkimit Evropian që synon afrimin e teknologjive dixhitale me bizneset, qytetarët dhe administratën publike, si hapa kyç drejt përmirësimit të jetesës dhe punës, veçanërisht kur pandemia COVID-19 na tregoi se sa i rëndësishëm është zhvillimi dhe njohja e teknologjisë, si dhe sa e rëndësishme është që Evropa të mos varet nga sistemet dhe zgjidhjet që vijnë nga rajone të tjera të botës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Programi DIGITAL ofron financim strategjik, duke mbështetur projekte në pesë fusha kyçe: superkompjuter, inteligjencë artificiale, siguri kibernetike, aftësi të avancuara digjitale dhe sigurimin e përdorimit të gjerë të teknologjive digjitale në të gjithë ekonominë dhe shoqërinë, duke përfshirë edhe qendrat e inovacionit digjital.

Qëllimi është të përshpejtohet rimëkëmbja ekonomike dhe të formësohet transformimi digjital i shoqërisë dhe ekonomisë evropiane, duke sjellë përfitime për të gjithë, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Anëtare të programit janë të gjitha vendet e BE-së, në mënyrë shtesë, anëtarë janë edhe të gjitha vendet nga Komuniteti ekonomik evropian dhe ka mundësi për të shfaqur interesim dhe anëtarësim të vendeve kandidate, si dhe vendeve nga programet e fqinjësisë së mirë.

Me miratimin e këtij informacioni, Qeveria fillon procesin e negociatave me Komisionin Evropian për pjesëmarrje në programin DIGITAL.

“Kjo do të ofrojë mundësi për financim të projekteve për të gjitha kompanitë, institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile që do të aplikojnë me projekte për digjitalizimin e thirrjeve në kuadër të Programit”, njofton Qeveria e RMV-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here