Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shkuar sot për ngushëllime në familjen e 7-vjeçares që u vra të martën nga skafi që drejtohej nga punonjësi i policisë, Arjan Tase.
Pas vizitës në familjen Avdia Nano është shprehur: “Kam ardhur për ngushëllim në familjen Avdia, i falënderoj që më pritën. Nuk dua të keqinterpretohet ardhja ime këtu, shpreh vetëm ngushëllime. Kam ardhur si prind, si familjar”.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi me 2 korrik.