Stoltenberg: Rusia nuk duhet të fitojë në Ukrainë

0
113

Rusia nuk duhet të lejohet të fitojë luftën në Ukrainë, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Është në interesin tonë që kjo lloj politike agresive të dështojë”, tha Stoltenberg në një fjalim në Norvegji.

Duke e përshkruar atë që Moska e quajti një “operacion special ushtarak” si një sulm ndaj rendit aktual botëror, Stoltenberg tha se aleanca duhet të parandalojë përhapjen e luftës. “Kjo është situata më e rrezikshme në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore,” thotë ai.

“Nëse presidenti Putin mendon të bëjë diçka të ngjashme me një vend të NATO-s siç bëri me Gjeorgjinë, Moldavinë apo Ukrainën, atëherë e gjithë NATO do të përfshihet menjëherë”, tha Stoltenberg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here