Grubi: Edicioni i parë i Peace Festival, përveç Kidës dhe Ermalit sjell në Shkup edhe Lumi B

0
84

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi nën patronazhin e të cilit po organizohet shënimi i përvjetorit të 21-të të Marrëveshjes së Ohrit ka njoftuar sot opinionin me pjesëmarrësin e tretë në edicionin e parë të Peace Festival në Sheshin Skenderbeu në Shkup, më 13 Gusht në ora 21:00.

Pas paralajmërimit për pjesëmarrjen e Kidës dhe Ermal Fejzullahut, këngëtari i tretë që do të performojë në skenën e muzikës për hir të këtij përvjetorit do të jetë LUMI B.

Peace Festival është risi organizative që synon të shëndrrohet në organizim tradicional në çdo 13 Gusht për të festuar në një dimension më kreativ përvjetoret e Marrëveshjes së Ohrit.

Ndryshe, rikujtojmë se ky përvjetor do të sjell për më të rinjtë e vendit përveç Peace Festivalin, edhe Shkollën për liderë të rinj që do të hapë dyert e saj nga data 10 deri më datë 12 Gusht në Ohër dhe do të ofrojë mundësi për të analizuar aspektin përmbajtësor të Marrëveshjes së Ohrit, asaj të Prespës dhe marrëveshjes së fqinjësisë së mirë dhe për të fituar shkathtësi në tematikat që trajtojnë si ajo e menaxhimit të konflikteve, etablimit të demokracisë konsensuale, vlerave të bashkëjetesës paqësore dhe barazisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here