Qytetarët në Prishtinë ankohen se nuk po mblidhen mbeturinat 

0
82

Qytetarët në Prishtinë, gjegjësisht në lagjen “4 Llullat” kanë shkruar në adresë të Telegrafit se ka dhjetë ditë që nuk është bërë largimi i mbeturinave.

Probleme me largimin e mbeturinave janë raportuar disa herë në periudhën e fundit, derisa ditë më parë është shkarkuar edhe drejtori i kompanisë “Pastrimi” në Prishtinë.

“Kompania e pastrimit në Prishtine nuk e kryen obligimin e vet, që 10 ditë nuk i kanë marr mbeturinat në rrugën ‘Avdurraman Shala’ te 4 Llullat”, shkruan një qytetare.

Raportimet për mos grumbullimin e mbeturinave janë raportuar edhe nga qytetarë tjerë në këtë lagje. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here