Drejtoresha e ‘NP Higjiena Komunale-Shkup’ jo vetëm proruse, por edhe ANTISHQIPTARE!

0
109

Qyteti i Shkupit ka mbetur pa asnjë drejtor shqiptar, ku 1/3 e popullatës është shqiptare!Dhe kjo,falë bashkëpunimit të opozitës maqedonase VMRO-DPMNE-së dhe asaj shqiptare Aleancës Për Shqiptarët. Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska shkarkoi Zudi Enuzi-Kokën kuadër i ASH-së nga posti drejtorit të NP ‘Higjiena Komunale’ për shkak se vëllai i tij shtiu me armë në qiell në sheshin ‘Skënderbeu’, shkruan Aktuale.mk
Dhe sikur mos të kishte mjaftuar kjo,Arsovska në këtë post emëroi Kosana Maznevën- e cila njohet jo vetëm për qëndrimet e saja pro-ruse por edhe antishqiptare!

Në profilin e Maznevas në “Facebook” gjen plot shkrime me të cilat ajo publikisht pajtohet dhe mbështet presidentin rus, Vlladimir Putin dhe sulmet që shteti rus po bën mbi Ukrainën.Përveç kësaj, ajo është edhe kundër pavarësisë së Kosovës dhe në mbështetje të plotë të Vuçiqit.

Së fundmi, gazetarja maqedonase Jordanka Ruse Ivanovska-Joci përmes një publikimi në rrjetet sociale pyet krytaren e qytetit të Shkupit Danella Arsovska se si në krye të Higjienës Komunale e emëroi Maznevën – e njohur për shumë skandale sidomos ndaj etnisë shqiptare .

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes Danela Arsovska Nëse mund t’ua shpjegoni punonjësve të “Higjienës Komunale”, “ndërmarrjes më shqiptare”, si e emëruat #Kosana #Nikolic (#Mazneva) drejtoreshë, po ajo Kosana e cila në festën e Unionit të grave në vitin 2009 i quajti “Nëntë jugoviqa” dhe përfundoi në të gjitha mediume për shkak të atij skandali, i cili u konsiderua si provokim ndaj etnisë shqiptare E njëjta Kosana që nga foltorja e parlamentit, Teuta Arifin dhe Ermira Mehmetin i quajti “nuse shqiptare”. A për shkak të këtij skandali të ri që Shkupi do të zhytet në plehra dhe era e paaftësisë, për shkak të rezistencës dhe revoltës së punonjësve ndaj zgjedhjes suaj të re, për t’a kënaqur Stevçon, ku Nikoliqja është tu “fluturu” sepse. ajo nuk e ka luajtur partin amë, VMRO? Dhe le të mos rendisim aferat e tjera, veçanërisht ato të disko dhe birrat në gji. Le të përsërisim: Si Nikoliqi dhe Arsovska, 90% e të punësuarve shqiptarë në “Komunalna”, ku 12 vite kishte drejtorë shqiptarë, do t’ua shpjegojnë që drejtoresha në tentativë, se Kosova është Serbi Pas të gjitha skandaleve dhe aferave të Nikolic-Mazneva, N. Gruevski e hoqi atë si një element të padëshiruar në vitin 2012, por ajo rinovoi komunikimin me të para se të arratisej në 2017. Dhe ajo vazhdon edhe sot e kësaj dite, identike me Stevçon, kukullën e Stefços, Grujos dhe Oliverit, të quajtur Nimfomaks Po flasim për të njëjtin Nikoliq, i cili ditë më parë i kërkoi Putinit të “kujdeset për të gjithë” (shiko foton, citimin dhe statusin e saj). Vazhdojmë të ndjekim cirkun…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here