Mbi 25 poetë të huaj do të jenë pjesë të mbrëmjeve strugane të poezisë, laureati Tanikawa nuk do të vijë

0
118

Edicioni i sivjetshëm i mbrëmjeve strugane të poezisë do të mbahet nga 25 deri më 29 gusht, ku të ftuar do të jenë më shumë se 25 poetë të huaj, përveç poetëve vendas të të gjitha gjeneratave. Hapja ceremoniale do të bëhet në pllajën para Qendrës kulturore Vëllezërit Miladinovci, ku do të ndizet edhe zjarri i festivalit, ndërsa ceremonia e mbylljes do të bëhet me leximin tradicional të Urës së Poezisë.

Fituesi i Kurorës së artë, poeti japonez 91-vjeçar Shuntaro Tanikawa, nuk do të udhëtojë në Strugë për shkak të moshës së shtyrë dhe rreziqeve shëndetësore, por çmimin do a pranojë djali i tij Kensaku Tanikawa, kompozitor dhe pianist i shquar japonez. Ai do të ketë një performancë të veçantë muzikore në “Shën Sofia” në Ohër, frymëzuar nga vargjet e Tanikawas.

I ftuari special i edicionit të sivjetshëm është laureati i vitit 2020, poeti izraelit Amir Or.

Në kuadër të programit janë paraparë  memorial për Radovan Pavlovskin dhe mbrëmje të poezive të grave kroate. Programi i festivalit do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të MSP në YouTube.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here