Çfarë po kërkonte saktësisht FBI-ja në shtëpinë e Trumpit? Fotografitë e letrave të grisura në guaskën e tualetit nxitin reagime

0
126

Agjentët e FBI-së që bastisën shtëpinë e Donald Trumpit në Florida, kanë qenë në bisedime me zyrën e tij ligjore që nga qershori – ku vazhdimisht është diskutuar për një sërë dokumentesh presidenciale që ai i ruante në pronën e tij – por opinioni akoma është në habi dhe nuk e di se çfarë përmbajnë ato.

Bastisjet që u kryen të hënën dhe i konfirmoi vet Trumpi, Shtëpia e Bardhë pretendon se ka mësuar për këtë operacion kur e tërë bota kishte mësuar për këtë – duke thënë se nuk ishin të informuar paraprakisht, transmeton Telegrafi.

Gjithçka filloi në shkurt të vitit të kaluar, kur Trump mori disa dokumente sekrete nga Shtëpia e Bardhë kur u largua nga ajo në janar të vitit të kaluar, dhe disa prej tyre i dorëzoi në arkivin kombëtar.

E bastisjet e të hënës duke se kanë lidhur me dokumentet tjera që nuk ishin dorëzuar – pavarësisht se mbetet e paqartë se pse FBI vendosi ta kryej bastisjen në pronën e tij private.

Në ato momente Trump gjendej në qytetin e New Yorkut, dhe është fotografuar madje të hënën duke u larguar nga Trump Toëer në Manhattan.

Siç raporton CNN, hetuesit kishin shkuar në vilën e tij në Mar-a-Lago, për t’u takuar me avokatët e Trumpit për të diskutuar për dokumentet e shumëpërfolura.

Trump nuk është marrë në pyetje raporton CNN, por është ndalur dhe ka përshëndetur hetuesit dhe dy avokatët e tij. Dy avokatët i dërguan hetuesit në një dhomë në bodrum dhe i treguan atyre se ku janë vendosur dokumentet.

Pesë ditë më vonë, avokatët e Trumpit pranuan një letër me të cilën u kërkohet që të rritin sigurinë në atë dhomë dhe të ndërrohet dryni.

“Diçka ndodhi, pasi ishin të bindur se ato dokumente nuk janë të sigurta”, tha Shawn Wu, ish-prokuror federal.

Lajmi bëri bujë kur u publikuan fotografi ku shihen disa dokumente të grisura në guaskën e tualetit. Maggie Haberman, korrespondente e New York Times, ishte e para që kishte raportuar për shkatërrimin e dokumenteve në shkurt, por të hënën publikoi fotografitë në Twitter.

 

 

 

 

 

 

 

Në anën tjetër, Trump ka mohuar grisjen e dokumente si dhe hedhjen e tyre në guaskën e tualetit. Ndërkaq Departamenti i Drejtësisë nuk ka treguar nëse kryeprokurori Merrick Garland ka autorizuar personalisht bastisjen. /Telegrafi/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here