Rritet “LEVICA” në Tetovë, afrohet koalicioni me BESËN e Bilall Kasamit?

0
83

Aktet e shumta nacionaliste të partisë së majtë pro ruse Levica kanë rezultuar me një rritje të këtij subjekti antishqiptarë në nivel të përgjithshëm republikan shkruan Tetovasot.

Në vijë të kësaj e papërjashtuar është edhe Tetova ku ajo ka shtrirë terrenin dhe ku pas dhjetë ditësh mbahen zgjedhjet për Këshillin Komunal në të cilën Levica poashtu është e fokusuar në këtë garë në zemër të shqiptarëve.

Levica e Apasievit ka hapur zyra në Tetovë në momentin kur BESA shtriu dorën për të rrëzuar qeverinë evropiane me 61-shin e famshëm.

Sot pas disa muajve që nuk arritën të rrëzojnë qeverinë evropiane Levica e Apasievit ka nxjerr këshilltar për të bashkëpunuar në të ardhmen me Bilall Kasamin pas 20 Gushtit.

Siç flasin informacionet e fundit, LEVICA e Apasievit ka rritje në Tetovë shkaku se një koalicion mund të jetë i mundshëm bashkë me VMRO dhe një “61” të bëhet “16” LEVICA BESA dhe VMRO dhe ky koalicion do të jetë shumë i dëmshëm për Tetovën dhe vendin kur dihen orientimet antiperëndimore të shprehura haptazi nga partia e Apasievit dhe qëndrimet antishqiptare të tyre.

Në këtë rast Tetova mund të izolohet, Tetova mund të ndëshkohet nëse më 21 Gusht do të ndodhte koalicioni VMRO BESA dhe LEVICA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here