Benjamin Mendy rrezikon burgim të përjestshëm, por disa nga shokët e ekipit mund ta shpëtojnë

0
114

schedule13:21 – 11 Gusht, 2022

Mbrojtësi i pezulluar i Mancheser City, Benjamin Mendy, ka zënë vendin e tij në tavolinën e të akuzuarve për t’u gjykuar në Gjykatën Chester Croën për tetë akuza për përdhunim dhe një sulm seksuar që dyshohet se ka ndhodhur midis viteve 2018 dhe 2021.

Gjyqi i Mendy pritet të zgjasë përafërsisht 15 javë, ku tetë burra dhe gjashtë gra janë përzgjedhur si juri.

“Athetic” ka raportuar se deri në pesë nga shokët e skuadrës së Mendy në Manchester City, nga e kaluara dhe e tashmja, mund të thirren si dëshmitarë, pasi Grealish, Mahrez, Ëalker, Sterling dhe Jones, të gjithë mund të jenë të pranishëm në gjyq.

Dënimi me të cilin mudn të përballet Benjamin Mendy mund të variojë nga pesë deri në 20 vjet burg, por nuk mund të përjashtohet një dënim i përjetshëm. Mendy, i cili u bashkua Manchester City nga Monaco në vitin 2017, u deklarua i pafajshëm për nëntë akuza të veprave seksuale. Ai u pezullua nga City pasi policia e akuzoi atë më 26 gusht 2021./h.ll/abcnews.al


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here