Benzema kalon Raulin, bëhet lojtari i dytë me më shumë gola në histori të Real Madridit

0
87

Helsinki tashmë zë një vend të veçantë në zemrën e Karim Benzemas dhe karrierës së tij me Real Madridin.

Pas 64 minutash në Superkupën e Evropës, kapiteni i Los Blancos ka gjetur rrjetën e Eintracht Frankfurt.

Ku ishte goli i 324-të i Karimit me fanellën e Real Madridit në ndeshjet zyrtare, që i mjafton për të qenë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit.

Ai lë pas Raulin dhe përpara vetës ka tani vetëm Cristiano Ronaldon me  451 gola. Në teori janë të paarritshme, por…

Me golin e shënuar në portën e Kevin Trapp, Benzema zgjeroi zinxhirin që e nisi më 20 shtator 2009 kur shënoi ndaj Xerez.

Benzema ka qenë partner sulmi me Raulin dhe Cristianon në një kohë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here