Izolim dhe ndjekje epidemiologjike e rasteve të dyshimta të lisë së majmunëve

0
130

Shkup, 11 gusht – Gjatë ditës së djeshme në Institutin e Shëndetit Publik është dorëzuar mostra për testimin e rastit të dyshuar të lisë së majmunëve. Pacienti është nga Kërçova dhe atij para disa ditësh i kanë dalë puçrra në trup, që është një nga simptomat e lisë së majmunëve.

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, i cili dje pasdite mbajti mbledhje, rekomandoi vendosje të izolimit në kushte shtëpie apo spitalore për të gjitha rastet e dyshuara dhe të konfirmuara dhe monitorimin e çdoditshëm epidemiologjik të personave që kanë pasur kontakt me rastet e konfirmuara.

“Komisioni për Sëmundjet Ngjitëse rekomandoi vendosjen e masave izolim/karantinë,  edhe atë izolim në kushte shtëpie apo spitalore të rasteve të dyshuara të lisë së majmunëve deri në testimin e tyre, izolimi i rasteve të konfirmuara në kushte shtëpie apo spitalore deri në përfundimin e sëmundjes apo shërimin e kromave, si dhe ndjekjen e përditshme epidemiologjike të kontakteve të rasteve të konfirmuara të lisë së majmunëve gjatë periudhës së inkubacionit 21 ditor”, kumtuan nga KSN.

Komisioni për Sëmundjet Ngjitëse e riafirmon rekomandimin deri te Ministria e Shëndetësisë që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme parandaluese.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Aleksandar Petliçkovski, ka bërë të ditur se pacienti nga Kërçova është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka nevojë për hospitalizim.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, siç informoi dje Ministria e Shëndetësisë, nuk ka asnjë pacient të shtruar të dyshimtë për linë e majmunëve.

Petliçkovski nuk pret që kjo sëmundje të bëhet problem si koronavirusi. Sipas tij, në vend ka analiza për linë e majmunëve dhe tashmë Agjencia evropiane e barnave ka një vaksinë të miratuar, por nuk është parashikuar vaksinimi masiv.

“Përhapja nuk po shkon aq shpejt sa kishim frikë fillimisht, ndoshta të djegur nga korona. Transmetimi ndodh në grupe të caktuara. Vaksinat rekomandohen në mbarë botën për grupet e rrezikut, me kontakte rreziku. Imunizimi masiv për momentin nuk parashikohet askund”, tha kryetari i Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse.

Gjithsej 31.800 raste të lisë së majmunëve janë regjistruar në mbarë botën deri më 9 gusht. Në Evropë, numri më i madh i rasteve është në Spanjë – 5.162, Gjermani – 2.982 dhe në Britaninë e Madhe – 2.914.

Në rajon gjithashtu janë konfirmuar raste të lisë së majmunëve, por jo në numër të madh. Në Greqi janë 41 raste, Slloveni – 40, Serbi – 23, Kroaci 12, Bullgari – 4, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi kanë nga një rast, ndërsa në Shqipëri nuk ka asnjë rast të regjistruar me linë e majmunëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here