Pse vota për PDSH-në është votë kundër koalicionit BESA-VMRO-LEVICA? (Video)

0
83

Duken si zgjedhje për Këshillin, por është një tjetër skenarë i forcave të errëta antiperëndimore që vazhdojnë bashkëpunimin dhe tentimin për të arritur qëllimet antiperëndimore në një koalicion të ngjashëm si ai i 61 -shit që për fatin e shtetit nuk u realizua dhe çdo gjë do u përmbys.

Nëse fitonte ai koalicion i famshëm 61-shi, sot Evropa do ishte larg dhe Rusia afër dhe shteti do përmbysej mes kaosit, dhunës dhe skenarëve të errëta.

Në Tetovë, aty ku duket se ka një mobilizim për zgjedhjet e Këshillit, tashmë ka një pakt të fshehtë mes BESËS me antiperëndimorët e VMRO-DPMNE-së dhe Levicën e Apasievit që është shumë më tepër se një Këshill, por që edhe përmes kësaj tentohet të neutralizohen koalicionet, pro perëndimore siç është ai koalicion që ngritën flamurin në Bruksel bashkë me atë të Shqiptarëve.

Ky manipulim i BESËS me gojën plot shqiptari ditën dhe takime sekrete me forca të errëta të Apasievit dhe Mickovskit natën është një tentim që të zaptojnë më parë komunat dhe më pas arritjen e një qëllimi ogurzi pro rus apo pro iranian ose ngjashëm kundër interesave të shtetit që momentalisht po shpëtohet nga forcat progresive pro Evropiane dhe ato pro amerikane.
Besa dhe partnerët që i mban të fshehtë pra VMRO dhe LEVICA që ndërtojnë rrugë maqedonase në Tetovë në kohë fushate është një mobilizim i përbashkët që të formojnë një Këshill të tyre dhe më pas të centralizojnë komunën, t’ia humbin lavdinë shqiptare, ta bëjnë atë qendër pazaresh politike dhe ti kthejnë prej kaq kohësh ta administrojnë ata maqedonas nacionalistë të VMRO-DPMNE-së dhe Levicës përmes një naivi politik të verbuar për pushtet si Bilall Kasami që ka nostalgji apo nuk e quan se ka jetuar një ditë nëse nuk ka bërë një pakt me ndonjërën nga partitë maqedonase siç bëri atë me LSDM-në .
Por, për t’iu ndalur rruga këtij qëllimi natyrisht se përveç BDI-së duhet mbështetur edhe partitë tjera pro evropiane dhe anti ruse. Pra duhet mbështetur këtu edhe PDSH-ja e Menduh Thaçit.
PDSH-ja me 21 Gusht do të jetë ai çelësi kryesorë që mund ta këpus këtë hallkë të antiperëndimorëve që duan ta zaptojnë Tetovën duke i goditur mu në zemër shqiptarët.
Ja përse PDSH-ja në këto zgjedhje për këshill duhet mbështetur me më shumë këshilltarë sepse do të parandalohet skenari më i zi për Tetovën.

Nëse PDSH arrin të merr 3 këshilltarë dhe votohet kjo parti, do të parandalohet një koalicion i rrezikshëm që mund Tetovës ti kushtojë shumë shtrenjtë që gjeneratat pas do ta vuajnë me dekada të tëra izolimi nga fondet e BE-së.

Pas 21 Gushtit ajo që dihet është se Bilall Kasami do të ulet me Mickovskin dhe Apasievin sepse rrugë tjetër nuk ka edhe pse matematikat nuk e japin për një fitore të tillë, mirëpo rreziku do të jetë aq i madh sa që Tetova do të shkruhet në Uashington dhe Bruksel si një qendër anti NATO dhe Anti BE.

Nëse Mickovski dhe Apasievi këtë nuk e arritën me 61- shin në Shkup, akoma më lavdishëm për ta është nëse e arrijnë këtë qëllim ogurzi në qendrën e shqiptarëve në Tetovë përmes një partie satelitë siç është BESA, kuptohet përmes pazareve në dëm të interesave shqiptare më së shumti.

Kushti që do i vënë Bilallit, VMRO-DPMNE dhe LEVICA nuk imagjinohet sa i tmerrshëm do jetë për Tetovën dhe tetovarët, por Kasami do tu bëjë amin pa pikë dyshimi dhe nëse ata 61 do ta rikthejnë në 16, Tetova duhet ti thotë lamtumirë projekteve kapitale me fonde të qeveritare dhe të huaja.
Ja përse duhen prerë rrugët këtij bashkëpunimi të rrezikshëm.

Atëherë si parandalohet kjo?

Kjo parandalohet duke votuar çdo parti që ka mendjen në Bruksel dhe Uashington sepse Tetova kurrë s’ka gabuar, nuk gaboi as kur e ndëshkoi Teutën dhe natyrisht nuk do të gabojë as nesër kur do të ndëshkojë një bashkëpunim mes BESËS, VMRO-së dhe LEVICË-s pro ruse.

Tetova është qendër e shqiptarëve dhe e tillë do të mbetet mbi çdo gjë dhe mbi çdo parti.

Tetova ka qenë, është dhe do të jetë me Amerikën dhe Evropën e jo me Rusinë e Iranin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here