SKANDALOZE/ Komuna e Tetovës ju dha tableta me skadencë për ujë banorëve të Reçicës, reagojnë ashpër qytetarët

0
130

Komuna e Tetovës u ka dhënë tableta me afat të skaduar banorëve të fshatit Reçicë e Vogël, për t’i vendosur ato në ujësjellës kinse për pastrim të ujit. Si duket, këto tableta kanë qenë me afat të skaduar e të njejtat kanë mundur të jenë edhe me pasoja fatale për gjithë banorët e këtij fshati, por edhe më gjerë për ata që mund të përdorin atë ujë për pije. Po si ka ndodhur ngjarja, fati i madh i ka shpëtuar këto banorë të cilët mund të kishin përfunduar të gjithë të helmuar, njofton Expuls.mk

Për këtë rast kanë reaguar edhe banorët e këtij fshati:
Të nderuar qytetarë, njoftoj se para 3 javësh një i punësuar në NPK-Tetovë, Samet Bislimi erdhi tek lokali im nē fshatin Reçic e vogël dhe mē dorëzoi një zarf me disa tableta. Ai më tha se janē klor dhe se ne si banorë ti hudhim ne banzenet me uj të pijshēm që i kemi privat.
Për fat tē mirë ne nuk i hodhēm dhe pas një periudhe të shkurter rastësisht e pamë qe tabletat ishin me afat te skaduar, qe nga viti 2020.
Sot kontaktova z.Samet Bislimi, ai më tha se ia ka dhēnë institucioni kompetent për higjienën e ujit. Ai me tregoi edhe numrin e telefonit të personit Ratko Davisovski. Bisedova edhe me tē se a eshte ne dijeni per kete pune dhe per afatin e skaduar te klorit, dhe si mundet qe edhe Samet Bislimi te dorzoj nje sasi te konsideruar te klorit me afat te skaduar.

Ai mu përgjigj me arrogancë duke më thēnë se ua kemi dhene pa para dhe se “helmi qenka helm, nuk ka afat helmi”.
Ne si banore jemi te shqetesuar dhe pyesim organet kompetente se si mund të veprohet ne kete menyre me ujin e qytetareve duke sjell klor me afat te skaduar pa e kerkuar askush nga ne. Ne kerkojm qe rasti te sqarohet detajisht dhe te mbajne pegjegjesi te gjith ata qe sillen ne kete menyre me ne si banore.
Ka thene Skender Jashari nje prej banoreve tek i cili kane arritur tabletat

Ky problem ka bërë të ndrojtur banorët e Reçicës, duke patur frikë nga uji që e pijnë se mos ndoshta helmohen. Dhe sa për ironi të fatit, personat kompetent nuk kanë mbajtur përgjegjësi për një skandal të tillë, me pretekstin se tabletat janë dhënë pa pagesë.
Fati i ka ruajtur banorët që të mos i hedhin tabletat në bazenin e ujit të pijshëm, pa e ditur se afati i tyre ishte i skaduar. Nuk është hera e parë që ndodh një problem i tillë, sepse kjo ka ndodhur shumë herë më parë dhe vazhdon që të ndodh edhe sot. Gjithsesi, banorët presin që rasti të zbardhet dhe të dokumentohet nga organet e rendit./EXPULS.MK/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here