A shpenzon gjenerata Z shumë kohë në mediat sociale?

0
85

The Economist

“Është detyra e të moshuarve të mos miratojnë gjithçka që bëjnë të rinjtë”, shkruante Mark Mills në romanin e tij “The Savage Garden”.

Por a kalojnë adoleshentët shumë kohë në internet?  A janë ata të varur nga rrjetet sociale?

Një raport i ri i Qendrës Kërkimore Pew, një think-tank, hedh dritë se sa shpesh fëmijët përdorin internetin dhe mediat sociale. Në prill dhe maj, Pew anketoi 1,300 amerikanë të moshës 13 deri në 17 vjeç në lidhje me përdorimin e mediave dixhitale.

Sondazhi nxorri në pah se fëmijët po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në internet dhe po braktisin  platformat dikur të njohura. YouTube, një nga platformat më të vjetra në anketë, është më e preferuara: 95% e kanë përdorur të paktën një herë; një e pesta e tyre e përdorin vazhdimisht dhe 77% e përdorin aplikacionin çdo ditë.

Dhe kjo nuk është diçka negative për një platformë 17-vjeçare. Facebook, vetëm një vit më i vjetër se YouTube, është më i preferuar. Kur Pew anketoi për herë të fundit adoleshentët në 2014-15, Facebook ishte platforma më e njohur e mediave sociale, e përdorur nga 71% e të anketuarve, raporton abcnews.al.

Tani vetëm 32% thonë se e kanë përdorur të paktën një herë Facebookun. Adoleshentët tani shmangin aplikacione si Facebook, Tumblr dhe Twitter. Vetëm 5% e adoleshentëve kanë përdorur të paktën njëherë Tumblr, në krahasim me 14% tetë vite më parë. Twitter u përdor vetëm 23%, nga 33% në 2014-15.

Shumë më të njohura janë aplikacionet, si Snapchat dhe Instagram.  Adoleshentët e rritur preferojnë Instagramin: 73% e atyre të moshës 15 deri në 17 vjeç thonë se e kanë përdorur instagramin në krahasim me 45% të atyre të moshës 13 dhe 14 vjeç.

TikTok, një aplikacion kinez, është një nga aplikacionet që po shënon rritje të përdoruesve: 67% e adoleshentëve e përdorin atë dhe rreth 16% e përdorin vazhdimisht.

Është një aplikacion shumë popullor për vajzat dhe adoleshentët me ngjyrë. Në përgjithësi, të rinjtë amerikanë përdorin rrjetet sociale shumë më tepër se sa homologët e tyre tetë vite më parë.

Përqindja e të rinjve që përdorin rrjetet sociale është dyfishuar afërsisht, nga 24% në 2014-15 në 46% tani. 48% e tjerë përdorin internetin “disa herë në ditë”. Pavarësisht kësaj, shumica besojnë se kalojnë një kohë të mirëfilltë në mediat sociale.

Vetëm 36% mendojnë se i përdorin shumë mediat sociale. Nëse Pew do të kishte anketuar prindërit e tyre, kjo shifër do të ishte afër 100%.

/abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here