Dua Lipa shpërndan disa sekuenca nga koncertet e turneut ‘Future Nostalgia’, ku duket e mrekullueshme

0
109

Dua Lipa ka qenë mjaft aktive gjatë këtij viti duke mbajtur koncerte të shumta në kuadër të turneut të saj muzikor, ‘Future Nostalgia’.

Gjatë të enjtes, këngëtarja i ka shpërndarë disa pamje nga interpretimet skenike dhe ka shprehur falënderim për të gjitha ata që kanë shkuar në koncerte dhe ata që e kanë bërë të mundur realizimin e tyre.

“Ka qenë një rrugëtim si vorbull – 74 koncerte në turneun ‘Future Nostalgia’! Duke bërë një pushim të vogël përpara se të nisemi për në Amerikën Jugore në shtator”.

“Faleminderit të gjithëve që kanë ardhur për t’i parë koncertet tona deri tani. Shpresoj t’i keni shijuar po aq sa ne! Dashuri të madhe për stafin dhe ekipin që e ka bërë të mundur çdo koncert”, ka shkruar Dua.

‘Future Nostalgia’ është turneu i dytë muzikor i këngëtares së famshme shqiptare që përcjell albumin e saj të dytë me të njëjtin titull të publikuar në vitin 2020.

Turneu duhej të fillonte në dhjetor të vitit 2019, pastaj u shty për në prill dhe në qershor të vitit 2020, dhe disa herë të tjera për shkak të pandemisë së COVID-19.

(Foto: Screenshot/Instagram/dualipa)

Koncertet e Duas nisën më 9 shkurt të vitit 2022 në Miami dhe do të mbyllet më 19 nëntor në Perth të Australisë, pas ngjarjeve të shumta muzikore të zhvilluara nëpër qytetet evropiane, në Amerikën Veriore, Amerikën Latinë dhe Oqeani.

Në listën e datave të saj ka qenë edhe Prishtina, ku 26-vjeçarja ka performuar në kuadër të Festivalit Sunny Hill, ndërsa ka qëndruar në Kosovë për disa dita gjatë këtij evenimenti të madh muzikor. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here