Inzaghi lavdëron përforcimet dhe Asllanin, pret edhe një qendërmbrojtës

0
65

Interi është gati për sezonin e ri në Serie A, ku e nisin të shtunën ndaj Lecces, ndeshje nga e cila Simone Inzaghi pret lojë të bukur dhe fitore.

Trajneri ka folur edhe për ardhjet, ndërsa shtoi se iu duhet edhe një mbrojtës.

“E kemi detyrë të përpiqemi për të arritur më të mirën. Skuadra nuk ka ndryshuar shumë. Kemi humbur Perisic, por rikthyem Lukakun. Kemi marrë edhe lojtarë funksional si Mkhitaryan, Onana, Asllani dhe Bellanova, të cilët kanë cilësi”.

“Rivalët tanë janë forcuar, por ata e kanë të qartë që do të jemi edhe ne kandidatë për titullin deri në fund. Na mungon vetëm një qendërmbrojtës për të zëvendësuar Ranocchian”, ka thënë ai.

Marcelo Brozovic është rikuperuar. Kroati është stërvitur me ekipin dhe do të jetë i pranishëm në fushë, ndërsa Kristjan Asllani është gati të debutojë në kampionat me skuadrën e re.

Dy janë emrat që përfliten për t’iu bashkuar Interit në prapavijë: Francesco Acerbi (Lazio) dhe Manuel Akanji (Borussia Dortmund). /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here