Pas më shumë se dy dekadash, James Hetfield i “Metallica” divorcohet nga gruaja

0
73

James Hetfield i “Metallica” dhe gruaja Francesca Hetfield i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, pasi rokeri ka paraqitur në heshtje kërkesën për divorc.

Burime të afërta mes tyre kanë thënë për TMZ se James u paraqit në Kolorado në fillim të këtij viti për të paraqitur kërkesën për divorc.

Çifti u martuan në vitin 1997 pas pesë vitesh lidhje. Që atëherë ata kanë mirëpritur tre fëmijë, vajzat Cali, 24 vjeçe, Marcella, 20 vjeçe, dhe djalin Castor, 22 vjeçar.

Familja e James (Foto: Getty Images)

Dyshja thuhet se janë ende në kontakt për hir të fëmijëve të tyre.

Hetfield, 59 vjeçar, më parë ka vlerësuar tashmë ish-bashkëshorten për ndihmën që ia ka dhënë në lidhje me alkoolin.

James (Foto: Getty Images)

“Frika ishte një motivues i madh për mua. Humbja e familjes, kjo ishte gjëja që më trembi aq shumë, ishte fundi që godita, që familja ime do të largohet për shkak të sjelljeve të mia që i solla në shtëpi nga rruga. Më nxori nga shtëpia gruaja ime, po jetoja vetëm diku, nuk e doja këtë”.

Ai vazhdoi duke elaboruar: “Ajo më tha, duhet të shkosh te terapisti tani, duhet të shkosh diku ta zgjidhësh këtë, kështu që unë e bëra”. /Telegrafi/

James dhe gruaja e tij (Foto: Wire Image)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here