Ka tanke dhe diçka tjetër, por është sekret! Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë tre vendime për donacionet për Ukrainën

0
70

Donacionet nga Maqedonia për Ukrainën mbeten sekret ushtarak. Ajo që është zyrtare është se në një seancë të qeverisë janë marrë tre vendime për dhurimin e pajisjeve ushtarake. Ministrja Sllavjanka Petrovska thotë se vendimet nuk janë sjellë nën presion të NATO-s, por në mënyrë vullnetare, sepse Ukraina është vend që po sulmohet.

“Detajet nuk u publikuan për arsye sigurie, por kjo nuk do të thotë që kur të bëjmë një vlerësim se nuk ka rrezik sigurie, ato tre vendime do të deklasifikohen dhe publiku do ta dijë saktësisht se sa dhe çfarë lloj pajisje dhe armatime kemi dhuruar. Sa i përket komenteve dhe spekulimeve të ndryshme që kanë dalë, vendimi i Qeverisë përfaqëson absolutisht vendimin e një shteti sovran dhe të pavarur, pavarësisht se jemi anëtar të NATO-s”, deklaroi Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Ministrja përgënjeshtroi zërat se donacioni ul gatishmërinë ushtarake të vendit tonë. Në kërkesat e Ukrainës, u tregua se atyre u duhen armë të prodhuara mundësisht në lindje, me e kjo me shumë gjasa që më lehtë të mund t’i përdorin.

“Ajo që dukej ishte transporti i tankeve, nuk do të themi në çfarë sasie, por tanket janë pjesë e atij donacioni. Ata nuk janë pjesë e formacionit të ushtrisë, nuk duhen. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme për të hedhur poshtë të gjitha spekulimet dhe është e nevojshme të dihet është se gjatë marrjes së vendimeve politike, në radhë të parë është konsultuar Shtabi i Përgjithshëm, sepse ata janë përgjegjës për të garantuar gatishmërinë luftarake të vendit tonë”, pohoi Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Shtabi i Përgjithshëm thotë se gatishmëria luftarake e ushtrisë nuk është dëmtuar nga donacionet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here