Petrovska konfirmon se Maqedonia e Veriut i ka dhuruar tanke Ukrainës, nuk flet për avionët!

0
63

-Ajo që u pa ishte transporti i tankeve. Nuk do të shpalosim se sa në cilën sasi, por po, pjesë e atij donacioni janë edhe tanket, ata më nuk janë pjesë e formacionit të Armatës, nuk kemi nevojë, këtë e tha ministrja e Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në konferencën e sotme për shtyp në lidhje me donacionin që vendi po i bën Ukrainës, përcjell TV21. Ajo theksoi se aktualisht vazhdojnë të mbeten të klasifikuara 3 vendimet për donacion ndaj Ukrainës dhe se kur të vijë momenti, të njëjtat do të bëhen transparente për publikun.

“Detaje nuk janë kumtuar, për arsye sigurie, por kjo nuk do të thotë se pasi të bëjmë vlerësim që nuk ekziston asnjë rrezik për siguri, ato tre vendime në mënyrë përkatëse do të deklasifikohen dhe publiku absolutisht do të dijë se saktë se çka dhe në çfarë sasie dhe çfarë lloji i pajisjeve dhe armatimit i është dhuruar Ukrainës”, tha mes tjerash Petrovska.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here