Newcastle i do me çdo kusht Brojën dhe Gallagherin

0
73

Newcastle United do me çdo kusht të nënshkruajë me yjet e rinj të Chelseat, Conor Gallagher dhe Armando Broja.

‘Laraskat’ duna me do kusht të përforcojnë opsionet e tyre sulmuese për menaxherin Eddie Howe.

Sky Sports shkruan se Gallagher mund të jetë i disponueshëm si huazim para mbylljes së afatit kalimtar.

Blutë e Londrës po shikojnë Frenkie de Jongun e Barcelonës, gjë që mund ta bëjë edhe më të vështirë për Gallagher që të luajë si i rregullt në ekipin e parë.

Mesfushori sulmues mund të dëshirojë të luajë për Newcastle për këtë arsye.

Neëcastle po bëjnë presion edhe për sulmuesin shqiptar Armando Broja, i cili ishte i huazuar në Southampton sezonin e kaluar.

Kjo lëvizje mund të varet nëse Chelsea siguron një sulmues përpara afatit.

Për Borjën ka pasur oferta pothuajse nga gjysma e ekipeve të Ligës Premier, por edhe nga kampionatet tjera. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here