Reali “shtyp” edhe Atleticon në derbi, në krye me pikë të plota

0
131

Real Madrid nuk njeh ndalesa në La Liga. “Los blankos” fituan edhe derbin e Madridit kundër Atletikos në fushën e këtyre të fundit me shifrat 2 me 1.

 

Skuadra e Ancelotit e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë kur shënoi edhe dy gola. Fillimisht realizoi Rodrigo në minutën e 18 pas një pasimi të mrekullueshëm të dhënë nga Tchuameni.

 

Aksion i bukur që përsëritet edhe në rastin e golit të Valverdes në minutën e 36.

 

Në këtë rasti sulmi që nisi nga e majta u finalizua me nuhatjen e Valverdes për të shkuar shpejt tek topi dhe me një gjuajte me të djathtë mposhti sërish Jan Oblak.

 

“Los colchoneros” u kthyen vonë në; lojë në minutën e  83 me anë të të Hermosos.

 

I njëjti lojtar u ndëshkua me të kuq në minutën e  91. Me gjithë ofensivën finale, vendasit nuk e shmangën dot humbjen.

 

Reali rikthehet i pari me 18 pikë të plota pas 6 ndeshjeve të luajtura deri tani në La liga, plus dy në raport me Barcelonën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here