VIDEO/ Deputetja Ademi: Taravari bashkëpunon me VMRO-në, “distancimi”, është gënjeshtër!

0
87

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, në një prononcim për indeks.mk ka deklaruar se Arben Taravari është duke i gënjyer njerëzit kur flet për “distanicmin” nga politikat e VMRO-së.

Ajo pohon se pikërisht, Taravari është ai që bashkëpunon ngusht me VMRO-DPMNE-në në Gostivarë në përbërjen e këshillit komunal, raporton indeks.mk

“Në një moment, Arben Taravari tha se si Aleancë për Shqiptarët, janë distancuar nga politikat e VMRO-DPMNE-së. Nga ana tjetër, si qytetare e Gostivarit edi që shumicën e këshillit në Komunën e Gostivarit e udhëheqin ASH-ja dhe VMRO-DPMNE-ja. Pikërisht, sekretari i komunës dhe shumë të tjerë të punësuar, vijnë nga rradhët e VMRO-së”, deklaroi Ademi.

Ajo tha se për këtë gënjeshtër, Taravari do e merr përgjigjen prej qytetarëve.

“Sigurisht që qytetarët e Gostivarit do ti japin përgjigjen më të mirë, pasi ato edhe më mirë e dijnë se cila është e vërteta”, përfundoi deputetja, Vjollca Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ndryshe, ky reagim i deputetes, vjen pas një deklarate nga ana e Taravarit i cili mes tjerash tha se ASH-ja është distancuar nga politikat e VMRO-së në qytetin e Shkupit. Por edhe kjo rezulton të jetë e pasaktë sepse siç e dijmë, ASH-ja në qytetin e Shkupit pas marrëveshjes me VMRO-në po edhe sot e kësaj dite gëzon disa poste udhëheqëse në Shkup./INDEKS.MK/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here