Juventus kthehet tek fitorja

0
64

Juventus rikthehet tek fitorja pas më shumë se 1 muaji dhe provon të ndryshojë ritmin e vet në kampionat, që deri më tani ka qenë shumë zhgënjyes.

 

Në javën e tetë të kampionatit, bardhezinjtë fituan lehtësisht 3 me 0 kundër Bolonjës në shtëpi. Diferenca nga kryesuesit Napoli-Atalanta tani është 7 pikë.

 

Bardhezinjtë dominuan sfidën që nga fillimi dhe arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 24 me anë të një diagonaleje të Kostic. Mesfusha e Juventsit funksionoi mirë këtë herë me Lokatelin, Rabio dhe Mk’Keni.

 

Deri në fund të pjesës së parë nuk pati më ndryshim rezultati, ndonëse Milik pati një shans të madh për të dyfishuar.

 

Megjithatë bardhezinjtë gjetën qetësinë e nevojshme shumë shpejt në pjesën ë dytë ku shënuan dy gola të shpejtë. Në minutën e 59 dyfishoi Vlahovic ndërsa 3 minuta më vonë mbylli gjithçka Milik.

 

Tani Juventus duhet të përqendrohet në Champions ku të mërkurën pret në Torino, Makabi Haifa, përpara se javën e ardhshme të luajë supersfidën e serisë A ndaj Milanit.

 

Më herët në një tjetër ndeshje të rëndësishme të javës së 8, Atalanta mposhti 1 me 0 Fiorentinën me një gol të shënuar nga Lukman.

 

Trepikësh i çmuar per bergamaskët të cilët bashkëkryesojnë Serinë A me Napolin në kuotën e 20 pikëve dhe të pamposhtur deri më tani me 6 fitore dhe 2 barazime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here