Ambasadorja Yuri Kim shkon në Kosovë, homologu e shëtit nëpër Prishtinë

0
120

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar sot për një vizitë në Prishtinë.

Ajo është pritur nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili është shprehur i gëzuar për këtë vizitë.

“E këndshme të presësh miken dhe kolegen, ambasadoren amerikane në Shqipëri Yuri Kim në Kosovë dhe t’ia tregojë Prishtinën”, ka shkruar Hovenier.

Ambasdori Hovenier ka thënë se me ambasadoren Kim kanë kujtuar historinë e tyre të përbashkët si dhe kanë diskutuar rreth bashkëpunimit regjional dhe prioritetet e vendosura. /GazetaExpress

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here