Protesta e 6 dhjetorit/ Berisha: Asgjë në botë nuk mund të na pengojë

0
124

Në mesditën e 6 dhjetorit Partia Demokratike do të protestojë para kryeministrisë kundër qeverise Rama.

 

 

Kreu i PD Sali Berisha gjatë mbledhjes me krerët e degëve të Tiranës, deklaroi se protesta do të jete paqësore, duke theksuar se nuk tërhiqet pavarësisht kritikave për tubimin që zhvillohet në ditën kur në Tiranë vijnë të gjithë liderët e Bashkimit Evropian.

 

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

“Asgjë në botë nuk mund të pengoj protestën tonë ndaj dhe asnjë njeri mund të mendojë se mund të na nxjerrë pengesën më të vogël. “

 

 

Berisha sulmoi ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim, këtë herë për njohjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

 

 

 

“I kujtoj vetëm një gjë zonjës. Nëse nuk do të kishte shkuar të urojë zgjedhjet e 25 prillit në darkë, ndoshta do të ishin gjërat pak më ndryshe, se gjithçka buron nga vota. Dhe në rast se ne u rrokullisëm në këtë mënyrë, u rrokullisëm se na u rrëmbye vota.”

Gjatë paradites Berisha takoi edhe aleatin e tij Ilir Meta. Por sërish Meta nuk sqaroi nëse do të jetë në protestën e 6 dhjetorit.

 

 

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

“Në dhjetor bëhen gjithmonë”

 

Protesta e Partisë Demokratike do të zhvillohet në ditën kur për herë të parë në Shqipëri do të mbahet  samiti mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit perëndimor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here