Pse policia e bastisi shtëpinë e Vali Corleones, avokati i tij jep detaje

0
70

U raportua se shtëpia e Vali Corleones u bastis sot nga Krimet Ekonomike. Lajmin për Express e ka konfirmuar Sherif Sherifi, avokati i Vali Corleones.

Ai tha se kjo kontrollë ka rezultuar e pastër dhe bastisja ka filluar në orën 09:45 dhe ka përfunduar pas orës 10:00.

Bastisja sipas avokatit Sherifi është bërë për shkak të TikTokut, pasi klienti i tij është përdorues i kësaj platforme.

“Vali nuk ka qenë të shtëpia. Bastisja ka ndodhur për shkak të Tiktokut, Vali është përdorues i platformës ku janë paraqitë mjete financiare dhe për këtë ka ndodhë”, tha ai.

Avokati tha se policia ka konfiskuar telefonin e Anitës -shoqes së Valit.

“Edhe telefonin e Anitës e kanë konfiskuar, shoqes së Valit. Vajza ja ka dhënë edhe pasvordin se ska pas diçka të vecantë”, tha ai për Gazetën Express.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here