Kryetari i Komunës së Pllasnicës, Alija Jaoski ka qenë pjesëmarrës në projektin e USAID për rritjen e kapacitetiteve të shfrytëzimit të burimeve.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Jaoski njoftoi se në kuadër të projektit ka zhvilluar dhe disa takime të rëndësishme.
Njoftimi i plotë:
“Me ftesë nga USAID, mora pjesë në projektin e organizuar nga USAID për rritjen e kapaciteteve të shfrytëzimit të burimeve.
Forumi i dytë vjetor për vetëqeverisje lokale “PARTNERITETI PËR VETËQEVERISJE TË QËNDRUESHME LOKALE”.
Kam pasur disa takime me z. Bardhul Marku, Drejtorin e këtij projekti nga USAID, z. Risto Penov, Ministrin e Pushtetit Lokal, z. Fatmir Besimi, Ministrin e Financave dhe z. Eric Meyer, Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada amerikane në Shkup”, shkruan Jaoski.