Metollari: Ali Ahmeti është garancë se Maqedonia e Veriut nuk do të devijojë nga kursi pro-evropian dhe pro-amerikan

0
80

Shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas vitit 2001 e këtej kanë patur një përfaqësim shumë të lartë në nivel diplomatik dhe politik, dhe kjo falë vizionit të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetit, thotë analistja e zhvillimeve euro-integruese nga Tirana, Doriana Metollari – duke foluar për procesin e euro-integrues të Shkupit dhe Tiranës.

“Rrugëtimi i integrimit evropian të Maqedonisë së veriut është një proces i cili ka njohur një angazhim të shkëlqyer në nivel diplomatik. Më duhet të them se forcat shqiptare pas vitit 2001 e këtej kanë patur një përfaqësim shumë të lartë në nivel diplomatik dhe politik kjo falë vizionit të Ali Ahmetit. Po ashtu edhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi ka patur një rol primar në gjithë këtë, por duhet shtuar se terreni politik dhe diplomatik i shqiptarëve është i bërë tashmë, domethënë angazhim politik ecën para fale frymes së përbashkët pro-evropiane e pro-amerikane. Shqiptarët kanë një rol kryesor në politikat e brendshme dhe të jashtme të Maqedonisë së Veriut, kjo jep garancë se kursi politik pro-evropian dhe pro-amerikan nuk do të cënohet. Një përfaqësim i tillë nuk është parë asnjëherë dhe kjo do të thotë se e ardhmja e integrimit është një e ardhme që jo vetëm i takon por është e prekshme per të gjithë qytetarët e Maqedonisë se Veriut”, deklaroi Metollari për Indeks.mk

Ajo thotë se rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt BE-së nuk ndalet, nuk devijohet, e as kursi politik dhe fryma evropiane dhe proamerikane, prandaj sipas saj, Maqedonia e Veriut ka vetëm një rrugë per të bërë atë te integrimit evropian në një ekonomi të shëndëtshme dhe kulturë të mirëfilltë evropiane, qytetarie dhe emancipimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here