Tadiq: Kosovën e humbëm në vitin 1999

0
113

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, thotë se shteti i tij i udhëhequr nga Aleksandër Vuçiç, nuk bëri asgjë për të parandaluar situatën aktuale dhe presionet që po vuan Serbia për çështjen e Kosovës, por vetëm pranoi gjithçka – “duke e humbur Kosovën”.

Ndërkaq akuzave të Vuçiç-it se qeveria e kaluar e humbi Kosovën, duke iu referuar administratës së Tadiç-it, ky i fundit thotë se edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës në vitin 1999, kompetencat e shtetit në Kosovë humbën, por edhe me Marrëveshjen e Brukselit Daçiç dhe Vuçiç “thyen pikën e fundit të rezistencës sonë kur është fjala për veriun dhe procesin e negociatave”.

Lexo Edhe:
“Nëse do ta kisha lënë veriun e Kosovës të shkojë, siç e kanë lejuar Daçiç dhe Vuçiç në marrëveshjen e Brukselit, do ta dobësoja pozicionin negociator. Filozofia ime politike është – ta zgjidhim problemin, të bëjmë një kompromis, të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme për brezat që do të vijnë, jo vetëm për qeverinë ekzistuese”, theksoi Tadiç gjatë një interviste në N1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here