DEA amerikane në Tiranë për 1.3 tonë kokainë; dyshohet se 3 nga anëtarët e grupit kriminal ndodhen në Shqipëri

0
37

Subscribe

DEA amerikane prej pak ditësh ka zbarkuar në Tiranë në kuadër të hetimeve për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës.

 

Hetimet kanë nisur pas sekuestrimit të një ngarkese prek 1.3 ton kokaine në portin e Savonës në Itali pak ditë më parë.

 

Më herët në pranga nga autoritetet italiane ranë 4 shqiptarë, por hetuesit dyshojnë se kokat dhe anëtarët e tjerë të këtij grupi ndodhen në Shqipëri.

 

Sipas burimeve, DEA është përfshirë në këtë operacion për të zbardhur dhe identifikuar personat e tjerë që kanë lidhje me aktivitetin kriminal.

 

Hetimet dhe kontrollet janë shtrirë në disa qytete të vendit si Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Elbasan. Dyshohet se janë të paktën 3 persona të përfshirë, që kanë dalë nga përgjimet e deritanishme.

 

1.3 ton kokainë që u kap e fshehur në fundin e një anijeje, kishte ardhur nga Brazili dhe më pas do të shpërndahej në vendet e tjera të rajonit dhe Europës.

 

Policia italiane fillimisht gjeti në një banesë me qira një sasi droge, por pas përgjimeve u zbulua se anija me mbi 1 ton kokainë ishte në pritje nga anëtarët e grupit kriminal.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here