Krijimi i “Aleancës për Europë”/ Zenku: Kush refuzon kërkesën e Ahmetit bën “vetëvrasje” politike

0
133

Duke komentuar takimet që BDI-ja pati në Gostivar dhe tash që po vazhdon në Tetovë nën moton “Bashkë për Evropë”, gazetari dhe njohësi i rrethanave politike, Driton Zenku në një prononcim për indeks.mk ka folur rreth kërkesës së liderit të BDI-së për krijimin e “Aleancës Europiane”. Sipas Zenkut, momentumi që lindi kjo ide është jo vetëm e qëlluar, por dhe vendimtare për të ardhmen europiane të vendit.

“Ndodhemi përpara ndryshimeve kushtetuese që paraqesin “vizën”, për vijimin e rrugës së anëtarësimit. Liderët e varfër në vizione për të ardhmen, nuk do ta kishin ndjekur këtë hap të z. Ahmetit. Kapriçot personale, krenarie dhe vetëbesimi shumë liderë politikë i kanë çuar në “vetëvrasje politike”, deklaroi fillimisht Zenku.
Zenku shton se Ahmeti ka një rezon dhe u paraprin zhvillimeve.

“Krijimi i aleancave të tilla me orientim pro-europian nuk është se ndodh për herë të parë. Raste të tilla kemi pasur edhe në shtete të tjera. Ajo që mund të thuhet është fakti që Aleancat e tilla kanë jetëgjatësi dhe kjo mund të kultivohet deri në anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Europian. Mund ta quajmë rend të ri në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, pasi si proces krijon dy blloqe, blloku pro-europian dhe blloku tjetër që si alternativë automatikisht fiton epitetin e kundërt, pra blloku kundër euro-integrimeve”, tha Zenku./indeks.mk/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here