BLUETOOTHVIDEO EPIKE/ Rrahmani i kopjon zanatin Era Istrefit, përkthen në shqip serenatën napolitane dhe e këndon: Të kam dashur, ti më ke dashur

Duket se lidhja me Era Istrefin po bën punën e vet, pasi Amir Rrahmani ka filluar të tregojë talentin edhe si këngëtar. Mbrojtësi i Kosovës dhe i Napolit, ka zbuluar këtë talent të fshehtë në një video që është publikuar nga klubi italian në YouTube.

Aty ai ftohet që të përkthejë në gjuhën shqipe vargjet një kënge të vjetër napolitane, “Reginella”, e krijuar më shumë se 100 vite më parë. Mbrojtësi ia del me shumë suskes të kthejë në gjuhën shqipe fjalët e kësaj kënge, ndërsa bashkëbiseduesi i tij çuditej me shqiptimin e vështirë të fjalëve.

 “Ne kemi 36 germa në alfabet, është i vështirë për ju”, tallej ndërkohë Rrahmani, i cili përfundoi me sukses detyrën.

“Të kam dashur/ ti më ke dashur/ por tani nuk duhemi më/ por ndonjëherë ti / rastësisht më mendon”, ishin vargjet e përkthyera dhe në fund të kënduara me shumë sukses nga mbrojtësi i Kosovës i cili tregoi se mund të rivalizojë denjësisht me partneren e tij.