E dimë se është verë dhe bën vapë, por sërish edhe në këtë stinë duhet të kujdesemi për shëndetin. Uji i ftohtë vërtet që shijon shumë në këtë periudhë, por edhe e dëmton shëndetin tonë. Më poshtë do të listojmë disa nga arsyet se pse nuk duhet të konsumojmë ujë të ftohtë në verë. Është e vështirë t’i shmangemi pijeve të ftohta, por duhet ta bëjmë për të mirën tonë.
1.Kur pijmë ujë të ftohtë, ne ngadalësojmë qarkullimin e gjakut në të gjithë aparatin tretës, pasi dihet që në mjedis të ftohtë, vazat e gjakut ngushtohen, pra bëjnë atë që njihet si vazokonstriksion.