Rreth 50 liderë europianë do të takohen pasnesër në Moldavi, pjesë e të cilit mund të jetë edhe presidenti ukrainas Zelensky. Ende nuk është bërë e ditur nëse Zelensky do të marrë pjesë, por ai mund të jetë në takimin e familjes europiane pas turit në Itali, Gjermani, Francë, Mbretëri e Bashkuar, Arabi Saudite.
Organizimi i këtij samiti të dytë të Familjes Politike Europiane është një sfidë e madhe logjistike për Moldavinë, një ish-republikë sovjetike me një popullsi prej më pak se 3 milionë banorë, shumë e brishtë ekonomikisht.
“Nuk ka pasur kurrë një ngjarje të këtyre përmasave në historinë e Moldavisë,” tha Felix Hett, një ekspert në Friedrich-Ebert-Stiftung gjerman.