6 vite pa Jonuz Musliun/ Ahmeti: Nuk rreshti së vepruari në shërbim të jetësimit të idealeve kombëtare

Në 6 vjetorin e vdekjes së Jonuz Musliut, kryetari i BDI Ali Ahmeti e ka përkujtuar me mall e krenari vitet e veprimit për lirinë e Kosovës, nga ku edhe ka njohur prej afër atdhedashurinë dhe guximin e Jonuzit.

Postimi i plotë:

U bënë plot 6 vite që kur u nda fizikisht nga ne veprimtari i çështjes kombëtare, Jonuz Musliu.

I kujtoj me mall e krenari ato vite të veprimit të përbashkët për lirinë e Kosovës në rradhët e UÇK-së, ku njoha nga afër atdhedashurinë dhe guximin e Jonuzit.

Sa jetoi nuk rreshti së vepruari ushtarakisht dhe politikisht në shërbim të jetësimit të idealeve kombëtare në Kosovë, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Jonuz Musliun dhe të gjithë ata veprimtarë që shkrinë vitet e jetës në shërbim të kombit të tyre.

https://www.facebook.com/photo?fbid=916752189818904&set=a.465898708237590