Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Fatlum Berisha është deklaruar për media pas rastit të dhunës ndaj një 3 vjeçari në çerdhen “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.
Ai për mediat ka thënë se rasti është publikuar përmes rrjeteve sociale dhe se ai ka qenë në çerdhe bashkë me policinë e Kosovës, drejtoreshën dhe Inspektoratin e Arsimit.
“Për një situatë e cila e ka publikuar përmes rrjeteve sociale që është bë publike dje nga një familjar sipas pretendimeve se një fëmijë është përdorë dhunë ndaj tij. Unë kam qenë me policinë e Kosovës këtu, bashkë me drejtoreshën, Inspektoratin e Arsimit dhe në vazhdim do të jemi në bashkëpunim të plotë me të gjitha organet të cilat mirën me këtë çështje.”, tha ai.
“Policia e Kosovës e ka bë ftesën në drejtim të edukatoreve të cilat pretendohet se janë të përfshira në rast dhe në këto momente janë në stacionin e policisë duke u intervistuar.”, tha ai.