Ademi: Fronti Europian sonte dëshmon fitoren historike, qytetarët i thanë Jo Rusisë dhe Po Europës!

Nënkryetari i Bashkimit Demkratik për Integrim, Arbër Ademi në press konferencë ka falenderuar qytetarët që votuan për Frontin Europian, për të ardhmen europiane të vendit.

Ademi tha se presin fitove madhështore të Frontit Europian, pasi populli me votat e tyre njëzëri i thanë Po Europës dhe Jo Rusisë.

Deklarata e plotë:

Kutitë e votimit tashmë janë mbyllur, ndërsa konstatojmë se procesi i votimit u zhvillua i qetë dhe pa ndonjë incident që do të mund të ndikonte ndjeshëm në procesin e votimit.

Më lejoni që në emër të Shtabit Qendor zgjedhor të Frontit Europian të falënderoj çdo votues veç e veç që zgjodhi të ardhmen europiane të vendit dhe dënoi tentativat e opozitarëve, të cilët nëpërmjet propagandës, lajmeve të rreme dhe dezinformatave, dëshiruan të mbjellin frikë dhe panik te qytetarët që sot, megjithatë, nuk ranë pre e provokimeve.

Njëkohësisht, Fronti Europian falënderon të gjithë vëzhguesit për vullnetarizmin dhe përkushtimin e tyre për vëzhgimin e zgjedhjeve Parlamentare dhe Presidenciale të ditës së sotme. Është ky shpirt vullnetarizmi që mundësoi realizimin me përpikmëri të së drejtës qytetare për votim të qetë dhe demokratik.

Të nderuara media,

Fronti Europian sonte do të dëshmojë fitoren historike në këtë Referendum popullor, me çka do të vuloset e ardhmja europiane e vendit. Kthim mbrapa nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë, sepse vullneti dhe verdikti i qytetarëve është mbi të gjithë. Më 24 prill dhe sot, populli e tha fjalën e tij dhe Fronti Europian do t’i qëndrojë besnik përgjithmonë vullnetit të votuesit. Sonte, fitorja është e jona, e të gjithë juve që i thatë JO Rusisë dhe PO Europës.

Të dashur qytetarë,

Fronti Europian është garanci se, ashtu sikurse sot në këtë Referendum – pjesëmarrja aktive dhe masive e qytetarëve në proceset politike do të jetë vendimtare në avancimin e mëtejshëm të demokracisë në Maqedoninë e Veriut.

Bashkë në fitore të tjera

Faleminderit! /TvKlan.mk