Ademi në Klan Debat në Klan M: Ka marrëveshje politike mes VLEN-it dhe partive maqedonase për t’i marrë dy mandate nga Fronti Europian

Arbër Ademi nga Fronti Europian, i ftuar në emisionin Klan Debat në Klan M, ka shprehur shqetësimin e tij për një marrëveshje që sipas tij po cenon legjitimitetin e votës së lirë të qytetarëve. Ademi ka deklaruar se për tre ditë me radhë ka alarmuar opinionin për trysnitë që po ushtrohen ndaj anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), duke synuar të minimizojë vlerën e votës së qytetarëve.

Sipas Ademit, marrëveshja në fjalë synon të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve në favor të partive maqedonase dhe në dëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke i hequr këtij të fundit dy deputetë – një në zonën 6 dhe një në zonën 5. Ai ka theksuar se kjo marrëveshje është instrumentuar në mënyrë të dyshimtë dhe pa asnjë vrejtje gjatë ose pas procesit zgjedhor.

“Tre ditë me rradhë ne po alarmojmë opinionin për një marrëveshje të jashtëligjëshme, duke ushtruar trysni tek antarët e KSHZ-së, për minim të legjitimitetit që qytetarët e kanë dhënë me vullnet të lirë.
Marrëveshja është mas VLEN-it dhe partive maqedonase që t’i merren BDI-së dy deputetë një në zonën 6 dhe një në zonën 5.
Ka një marrëveshje mes njerëzve aty ku është instrumentuar i gjithë ai marifet. Është shumë e çuditshme sepse edhe gjatë dhe pas procesit zgjedhor nuk ka pasur asnjë vrejtje.
Po bëhet një inxhinjering, ku kanë parë se edhe për pak vota mund t’i duhet njërës partie për të bërë një mandat të ri, vetëm e vetëm që të merren mandatet nga fronti. VMRO-ja po konteston këtë rezultat si fituese e zgjedhjeve, kjo është e habitshme”, tha Ademi./tvklan.mk/