Ademi: Përndjekje klasike politike! Kjo NUK KALON!

Edhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi kanë reaguar ndaj kallëzimit penal që SPB-Ohër ka bërë ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Përndjekje klasike politike! Por, ta dini, kjo NUK KALON!
Shpifjet, kërcënimet, shantazhet janë 0 për Kreshnikun dhe të gjithë ne. Turpin, skandalet dhe vazalitetin, shkeljen e vullnetit të votuesit shqiptar të shoqëruar me dështime të përditshme e të gërditshme nuk mund t’i mbuloni me përndjekje politike për gjoja ekzistimin e ndonjë vepre zgjedhore, ku humbja për ju ka qenë e madhe, shumë e madhe. Ta dini se do të na keni përballë, me guxim dhe këmbngulje në misionin tonë fisnik për të mbrojtur dinjitetit e votuesit shqiptar”, ka shkruar Ademi.

Ministria e Brendshme nuk bëri me dije se për këtë vepër serioze të kryer ndaj një shefi policie po procedojnë një ish-funksionar të lartë, pra një ministër.

Tri ditë më vonë u zbulua se i dyshuari është ish-ministri Kreshnik Bekteshi.

Ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sipas policisë i ka dërguar mesazhe shefit të policisë nga Ohri, që kanë të bëjnë me aktivitetet policore pas dyshimeve të raportuara për parregullsi zgjedhore. Policia ka kontrolluar akuzat për keqpërdorim të të dhënave personale, pra për mbledhjen e të dhënave nga votuesit kurse kryeshefi i policisë ka marrë një mesazh nga ministri Bekteshi, shkruan Telma.