Ahmeti: Drinin le ta hetojnë organet e drejtësisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti pasi ka votuar në Zajaz për zgjedhjet brenda partiake që po zhvillohen në këtë subjekt politik, ka folur edhe për rastin e nipit të tij, Drin Ahmeti, për blerjen e Qendrës Tregtare Soravia.

Ai tha se edhe Drini si gjithë qytetarët tjerët nuk mund t’i shmanget hetimit. Kreu integrist siguroi se për këtë nuk do të ketë asnjë amnisti apo strehim nga ana e tij apo e BDI-së.

“As Drini nuk mund t’i shmanget hetimit, zbardhjes së vërtetës, për këtë nuk do të ketë asnjë pengesë dhe nuk ka asnjë amnisti apo strehim nga ana ime. Gjithçka çfarë i intereson organeve të shtetit lirshëm të kryhen hetime dhe të zbardhet e vërteta”, nënvizoi Ahmeti.