Ahmeti shpreh ngushëllime për vdekjen e nobelistit, Ferid Murad: Gjithmonë do të kujtohet kontributi i tij në mjekësi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nobelistit, shqiptaro-amerikan Ferid Murad.

Ahmeti shkruan se Murad do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij në fushën e mjekësisë, madje edhe pëërkundër faktit që ishte i lindur dhe i rritur në SHBA, nuk harroi kurrë rrënjët e të parëvë në qytetin e Gostivarit.

Statusi i plotë:

Me keqardhje pranova lajmin për ndarjen nga jeta të mjekut, farmacistit dhe shkencëtarit me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, fituesit të çmimit Nobël për fiziologji dhe mjekësi, z. Ferid Murad.

I lindur dhe i rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i harroi asnjëherë rrënjët e të parëve të tij në Llakavicë të Gostivarit.

Bota mbarë do ta kujtojë gjithmonë për kontributin e tij në fushën e mjekësisë për të cilin në vitin 1998 fitoi çmimin Nobël.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta ndaj familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij.

U prehtë në paqe!